Si funksionojne drogat? Pjesa 1: Sinapsa

hhh, drogat. (edhe çka? Çka jon ato?)
Drogë quhet cdo substancë që kur hyn në trup përmes gojës (orale), hundës, injektimit, tymosjes, inhalimit, etj etj., shkakton ndryshime fiziologjike n’trupin tonë. 
Po qysh shkaktojn ndryshime? Pse? Ku? Kur? Kush?…. edhe përgjigja e shume pyetjeve tjera do sqarohen në msimet e ardhshme.
Po, spari para se me dit pergjigjet, duhet me shku te e para, qe dmth pa shku te e para sun shkon te e dyta. (a mun me pi goten e dyt me uje, pa e pi t’paren? logjika pom thot JO!)

Sinapsa
Sic po shihet, ne figuren ma posht po duken disa qeliza nervore individuale. Kshtu mire po doken po na duhet me shku hala ma thellë, me fokusim ma te madh.

Hajde po e zmadhojme edhe pak me mikroskop:

Tash po duket ma mire.
A po i sheh kto dy “degë” qe po bashkohen? Ajo hapësira në mes ktyne dendriteve (e di qe sdoket hapsira, po tash vjen fotoja tjeter..) quhet sinapsë. (me ë, ma mirë)

Kshtu doket sinapsa me pa ma afer:



(Pe di qe anglisht osht, besoj qe e merr vesh, they arent complicated terms)
Ndersa, kshtu punon sinapsa:
1 minut i ka, kqyre me kuptu ma mire.
A e kqyre? Okej. Shkojme.
Kto jon termet qe duhet me i dit:
1.     Neurotransmiterët janë kimikale qe lëvizin fizikisht prej fundit të neuronit, nëpër sinapsë, edhe shkojnë në neuron tjetër.
2.     Kur diqka e ngacmon nje nerve, impulsi (ajo ngacmimi) udhton si sinjal elektrik (ky quhet potenciali i veprimit) posht te neuroni i par deri sa t’arrin fundin, kur arrin ne fund, sinjali elektrik shkakton neurotransmitorin me dal prej neuronit tpar, neper sinapse, edhe me hi te neuroni i dyt. Arritja e tyre ne neuronin e dyt, prap shkakton ngacmimin, edhe, prap, kthehemi te sinjali elektrik.

Qe pe bojm 1 analize:
Pe marrim se t’ka thon dikush se motren tande, e hongër arusha. Kush t’ka thon, ska rendesi, nashta t’ka thon Roki Balboa, po sidoqofte ti shkon menihere me kqyr ku osht motra.
Po tu shku rruges per te motra, kish ra nji meteor edhe e kish prish rrugen, e kish bo nje hapesin tmaadhe, qe smunesh me kalu. Per fat tmire, anen tjeter eshte vllau yt, po tu e marr parasysh qe vllau eshte pak trullan, stka pa hiq qe ke ardh anen tjeter te rruges. Qysh e thirr ti? S’bertet PO e gjun me gure.



Kshtu qe aj e sheh qe ke ardh, edhe AI shkon e pshton motren prej arushës.
Ktu, Roki Balboa ishte aj ngacmimi, ti ishe sinjali elektrik, pjesa e pare e rruges ishte neuroni i pare, vllau jot ishte sinjali elektrik i dyte, pjesa e dyte e rruges ishte neuroni i dyte, edhe guri ishte neurotransmitori.
A e kuptove? Thjeshte a? Letsss gooo!


Comments

Popular posts from this blog

How does cerebral hypoxia cause euphoria?

Negative Health Effects of Artificial Blue Light at Night And What You Can Do About It

Cannabinoids, like those found in marijuana, occur naturally in human breast milk